1 muaj nga lindja e fëmijës së tyre të parë, partnerja e lojtarit të Milanit publikon fotot nga festa

Theo Hernandez dhe partnerja Zoe Cristofoli kanë festuar 1 mujorin e lindjes së fëmijës së tyre të parë. Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi, nga Cristofoli, teksa shkruhet: “1 muaj, koha fluturon!

Faleminderit jetë për gjithçka që na jep.  Theo & Theo Junior të dua shumë”.

 

 

Çifti i njohur po jeton ditët më të bukura që nga martesa, me lumturinë e tyre që nuk e kanë problem ta ndajnë edhe me miqtë në Instagram. Kujtojmë që lojtari i Milanit u njoh me bukuroshen e njohur në vitin 2020, në një darkë të një miku të përbashkët.

(BalkanWeb)