19-vjeçarja shqiptare e zhdukur prej disa muajsh, familja merr një letër: Artemis është gjallë, po mbahet…

Familja e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasilis, është shqetësuar nga një letër, ku thuhet se vajza e tyre është gjallë dhe se

Mediat greke shkruajnë se letra iu është dorëzuar avokatit të familjes, Anastasios Dougas në zyrën që ai mban në Selanik.

Letra që tashmë e ka edhe policia greke, i referohej vajzës së zhdukur, duke ngritur pikëpyetje rreth ngjarjes dhe vendndodhjes.

“Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vassilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohej në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më parë për faktin se çështja ishte rihapur dhe shfaqur në kanale. Menjëherë të ndash cdo informacion të publikut pasi aktorët të monitorohen dhe janë ne alarm”, shkruhet në letrën e kontestuar.

Emisioni “Drita në tunel” duke ndjekur koordinatat e treguara nga dërguesi i panjohur i letrës, ka qenë në zonë kur ekipi i Sigurimit të Atikës nga Departamenti i Vrasjeve që trajtonte rastin, përfundoi hetimin e tij shterues.

Kujtojmë që shqiptarja u zhduk mëngjesin e 16 tetorit të 2021-it, ku doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune, por që nuk u kthye më kurrë në shtëpi, ndërsa prindërit vijojnë ta kërkojnë.