20-vjeçari shqiptar i merr jetën edukatores greke që do martohej pas dy ditësh

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Greqi. Një 27-vjeçare, me profesion edukatore, ka humbur jetën në një ak sident, dy ditë para dasmës së saj.
Ngjarja ndodhi në Selanik. Siç raportojnë mediat greke,ngjarja ka ndodhr mbrëmjen e së enjtes së kaluar, teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës.
Ceremonia e dasmës ishte caktuar për të shtunën, më 27 gusht, por një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar i ka marrë jetën. Pas përpl asjes i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit. Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
20-vjeçari u kap pak kohë më vonë. Ajo që e bën akoma dhe më kritik, është largimi nga vendi i ngjares i të riut shqiptar që nuk i dha as ndihmën e parë.
Sigurisht që atë e pret një dënim i mirë me disa vite tani, por ngjarje të tilla janë vërtet trishtuese dhe lënë hidhërim të thellë te njerëzit.





