5 gola dhe 1 karton i kuq dhe gafa e Frashërit, Ballkani i Dajës nuk bën dot surprizën në Çeki

Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Pragës me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që analizonin njëra-tjetrën. Ivan Schranz dhe Meriton Korenica rrezikuan të parët në këtë përballje.

Në minutën e 23-të, Ballkani kaloi i pari në epërsi me Armend Thaqin që gjeti Ermal Krasniqin i cili nga afër shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe shënoi Slavia me fat, pasi Sitiv Frashëri gaboi (1-1). Por Ballkani nuk u dorëzua dhe vazhdoi me aksione të bukura, duke gjetur edhe golin e dytë.

Albion Rrahmani asistoi te Korenica i cili shënoi për 2-1. Festë e madhe te Ballkani për këtë epërsi. Por vendasit barazuan në minutën e 34-të, kur Luckas Masopust gjeti Peter Olayinkan që shënoi për 2-2 nga afër.

Në minutën e 41-të, Slavia mori epërsinë në 3-2, pasu Peter Olayinka asistoi te Lukas Masopust, ku gjuajtja e tij devijohet paksa nga Lumbardh Dellova për të përfunduar në rrjetë.

Një pjesë e parë shumë e bukur e Ballkanit që luajti si e barabartë ndaj një skuadrës të njohur si Slavia.Në pjesën e dytë ra paksa loja, ndërsa vendasit ishin më të rrezikshëm me raste.

Rastin më të mirë në fillim të kësaj pjesëlojë e kishte Peter Olayinka i cili nuk ishte i saktë.Ballkani mbetet në lojë me dhjetë lojtarë, pasi që Astrit Thaqi u ndëshkua me karton të kuq direkt.