“700 mijë euro në muaj për udhëtime”, Kryemadhi paralajmëron denoncimin e një tjetër skandali

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha mbrëmjen e sotme në Opinion se Bashkia e Tiranës, ka paguar 22 mln euro për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që duhej të paguante 3 mln euro.

Kryemadhi tha se Bashkia e Tiranës ka marrë atributet e Qarkut. Në vijim të denoncimeve, Kryemadhi tha se Erion Veliaj është i vetmi ndër 5 kryebashkiakët e Qarkut të Tiranës, që ka firmosur leje.

“Le të dalin dhe t’a sqarojnë sepse Veliaj si Kryebashkiak i Tiranës, ka marrë kompetencat e Qarkut? U paguan 22 mln lekë për 3 vite, që do të thotë për 10 vjet do të paguhen 220 mln euro. Është një dosje me 1 mijë fletë dhe kjo është afera më e madhe.

Do publikojmë faturat e udhëtimeve deri në 700 mijë euro në muaj, që edhe avioni i Donalt Trump të paguhej nuk do të kishim fatura të tjera”, tha Kryemadhi.