A e dini ku gjendet rruga më e pëlqyer në botë? Njerëzit e kanë zgjedhur…

“Rrugët janë vendi ku ne kalojmë pjesën më të madhe të jetës. Në qoftë se parqet janë mushkëria e një qyteti, rrugët janë venat e tij, që transportojnë njerëzit përditë si rruaza të stresuara dhe të “lumtura”.
Me këtë shpjegim, organizatorët e sondazhit të indeksit ”Time Out” kanë pyetur më shumë se 20 mijë persona se kush ishte rruga më e bukur e qytetit të tyre, ose më mirë rruga më e pëlqyer nga ata.
Sondazhin këtë vit e ka fituar Wellington Street në Montral të Kanadasë, ndërkohë që në vendin e dytë doli Gertrude Street në Melburn të Australisë, dhe e treta Great Western Road në Glasgow të Skocisë.
Ndërkohë në vend të katërt doli Yongkang Street në Taipei, dhe nuk mungon edh enjë rrugë e dashur për berlinezët, si Oranienstrsse.
Lista ka patur kritika, aty ku mungojnë rrugë nga Italia e bukur, ose nga Franca piktoreske. Por padyshim pamjet e këtyre rrugëve, që përtej bukurisë mbartin edhe një gjallëri dhe ngrohtësi të veçantë, nuk do të mërzisë askënd.
Meqë ra fjala, cila është rruga më e bukur për ju? Rruga e Salës, ish-Blloku apo rruga e fshatit/qytetit tuaj të lindjes? Po ndonjë rrugë të bukur jashtë shteti, keni parë? Mund të shpreheni.