Rebic, “asist” Piolit: Mund ta bëj pa problem nëse duhet!

Mbrëmjen e nesërme Dinamo Zagreb-Milan do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të gjithë ekipin kuqezi. Por do të ketë një kuptim të veçantë për një futbollist specifik. Pikërisht Ante Rebic, një kroat i vërtetë që konsiderohet si një nga talentet më të mirë të gjeneratës së fundit të vendit të tij.

Rebic, i lindur në vitin 1993, kthehet në vendlindje për një sfidë mjaft delikate dhe vendimtare. Për të do të jetë një derbi i vërtetë. Dinamo është rival historik i RNK Splitit, veçanërisht për çështjet e qytetit. Midis kryeqytetit Zagreb dhe qytetit historik kufitar Splitit ka gjithmonë një konfrontim dhe sfidë të madhe nga distanca.

Pse klubet kroate kanë më shumë veshtiresi se kombëtarja? “Është e vështirë. Ata me më shumë talent shkojnë për të luajtur në liga më të forta. Ne si komb kemi talent të jashtëzakonshëm, pavarësisht se jemi të vegjel ne numer”

A u keni thënë ndonjë gjë shokëve të skuadrës për mjedisin që do të gjejnë? “Nuk janë stadiume si në Itali, por fusha është top dhe kjo është e rëndësishme për ne. Nuk ka pasur pyetje të veçanta qe me kane bere shoket e ekipit”.

Duke folur për mikrofonat e Sky Sport 24, sulmuesi i Milanit Ante Rebic komentoi pozicionin e tij në fushë, i cili u diskutua së fundmi duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që mund ta bëjnë kroatin të lëvizë djathtas: “Mund të luaj në të gjitha rolet në të cilat mund të jem i dobishëm: trajneri do të vendosë se ku do të luaj.”