Aksidentoi për vdekje çiftin polak, Gjykata e Shkodrës vendos për shoferin 27-vjeçar!

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 27 vjecarin David Gjonaj që aksidentoi për vdekje çiftin polak të bashkëshortëve.
Arrestimi i të riut është cilësuar i ligjshëm nga gjykata, ndërkohë i riu ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia.
Aksidenti
Çifti i turistëve nga Polonia humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë në afërsi të fshatit Shkjezë, në zonën e Bushatit. Viktimat, 47 dhe 42 vjeçe, po udhëtonin me një motor në drejtim të Tiranës, kur papritur janë përplasur me automjetin tip “GOLF 5” të drejtuar nga shtetasi David Gjonaj nga Puka, 27 vjeç, i cili kishte marrë me qira automjetin me të cilën aksidentoi çiftin polak.
Dy turistët mësohet se nga përplasja e fortë kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas pak minutash janë transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës për të bërë ekzaminimet e mëtejshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, shërbimet rrugore dhe grupi i ekspertëve duke nisur hetimet për aksidentin e rëndë që u mori jetën dy turistëve nga Polonia.





