Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Mentor Kikia bën krahasimin e pabesueshëm

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut. Mentor Kikia e ka krahasuar këtë situatë me një barsoletë, ku një person kërkon lopën e humbur.

Postimi i plotë:

Akuzat ndaj SPAK-ut dhe ai që vazhdon të kërkojë lopën…

Pas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se përse po heton Dvoranin, që është kampion i antikorrupsionit, prokuroria reagoi duke thënë se dosja e Dvoranit është pushuar me kohë

Por Rama, reagoi sërish pas këtij reagimi, duke thënë se nuk i heq asnjë presje deklarimit të mëparshëm, edhe pse SPAK e kishte pushuar çështjen ndaj Dvoranit. Duke e akuzuar kësaj radhe se përse kishte vepruar aq shpejt kur kishte denoncuar Meta.

Më kujton një barsoletë kjo situatë:

Shkon njëri të kërkojë lopën në mal, meqë kishte humbur. Por, kur ishte ngjitur, nga shtëpia, e thërrasin

– O filan, hajde hajde, se lopa u kthye vetë.

– Epo unë u ngjita që u ngjita tani, po e kërkoj që të mos më shkojë rruga kot.”-shkruan Kikia.