Alarmon deputeti i Putinit: As që diskutohet që jemi afër një sulmi bërthamor, vendimet janë marrë

Një ligjvënës i tërbuar i Kremlinit ka kërcënuar Perëndimin se një sulm bërthamor është “shumë i mundshëm”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar vazhdimisht me përdorimin e arsenalit bërthamor, por duket se ai mbështetet dhe nga deputetët.

Deputeti i Dumës së Shtetit nga fraksioni LDPR Alexei Zhuravlev, ka deklaruar në një televizion se ka një arsye që Putini po prezanton armët nukleare. Sipas tij, mundësitë që të përdoren as nuk diskutohen.

“Ne demonstruam Sarmat [raketa balistike]. Kishte një arsye që ia treguam gjithë botës, sepse të gjitha vendimet janë marrë dhe ne jemi gati. Që një sulm taktik bërthamor është i mundshëm, as që e vë në dyshim. Askush nuk do të ndërhyjë për të mbrojtur Ukrainën, pavarësisht se çfarë lloj armësh do përdoren atje. Ata kanë frikë nga armët bërthamore taktike”, tha ai.

Por gazetari në studio ishte më realist. Evgeny Popov tha: “Jam i sigurt që forcat tona të armatosura janë të afta të arrijnë të gjitha qëllimet e vendosura, pa përdorur armë të tilla që mund të shkatërrojnë një planet të tërë. Është mirë që po trembni të huajt, por po trembni njerëzit tanë, qytetarët e Rusisë”. /The Sun/