Albin Kurti fushatë elektorale në Shqipëri, ndalet në Gjirokastër

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje sot është ndalur në qytetin e Gjirokastrës.

Mëngjesin e sotëm ai ishte në këtë qytet në mbështetje të kandidatit për deputet të Vetëvendosjes në këtë qark, Kreshnik Merxhani.

Albin Kurti vendosi kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit.

Kujtojmë se dje Kurti prezantoi kandidatin e Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ndërsa theksoi se kjo lëvizje ka synim sigurimin e votave të shqiptarëve të pakënaqur.