Aldo i Morning Show i futet parashikimeve: Këtë të diel do kemi shi, por jo nga ai i vërteti…

Dita e sotme do të jetë me mot të mirë dhe të thatë, pa shi. Por në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, moderatori lajmëron se gjithçka do të ndryshojë ditën e diel.

Megi Latifi: Për sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, pra nuk do të ketë shi, do të ketë klimë të qëndrueshme.

Moti parashikohet që do të ketë vranësira në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Pra nëse do të jetë më freskët, do të jetë në orët e mbrëmjes dhe të pasdites.

Albana Çaushaj: Goxha freskët në fakt mëngjesi dhe mbrëmja sepse në zonat malore tempraturat janë 9-28 gradë Celsius, në zonat e ulëta 10-33 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare 15-31 gradë Celsius. Po, dreka është vapë, ama mëngjesi dhe mbrëmja janë për t’u shijuar.

Megi Latifi: Megjithatë Shtatori mbahet mend për shirat e tij, por akoma s’kanë filluar. Aldo: Po ku i ke aman?Albana Çaushaj: Po filluan, të paktën këtu në Tiranë nuk pushojnë më shirat deri nga fundi i pranverës.

Aldo: Këtë të diel do kemi shi. Megi Latifi: Do kemi shi? Aldo: Po. Albana Çaushaj: Sa mirë! Aldo: Do jua them më vonë pse. Jo shi prej vërteti./tvklan.al