Ambrosini nuk ka dyshime: Tonali, Raspadori dhe Verratti janë 3 italianët më të fortë sot për sot… (VIDEO)

Milani është një ekip ndërkombëtar, me lojtarë nga e gjithë bota në skuadër. Por shpirti italian i kuqezinjve është gjithmonë shumë i fortë. Nuk është rastësi që Massimo Ambrosini, ish-lojtari historik i Milanit, ka vlerësuar një lojtar aktual të Milanit si italianin më të mirë në qarkullim për momentin.

Ambrosini, sot kolumnist dhe komentues në DAZN, u pyet saktësisht se cilët, sipas tij, do të ishin lojtarët më të fortë italianë të momentit, duke vënë në vend të parë nje kuqezi…

Ish-kapiteni i Milanit ka krijuar podiumin për lojtarët italianë nëpër Evropë. Në vendin e tretë është Marco Verratti, lojtari i PSG-së që mbetet një nga më të mirët për nga personaliteti dhe pjekuria. I dyti napolitani Giacomo Raspadori, i cili u transferua në një top-klub dhe po dëshmon të gjitha vlerat e tij.

Por në krye është Sandro Tonali, drejtuesi i mesfushës së Milanit: “Tonali për atë që bëri vitin e kaluar, për atë që po bën këtë vit. Për atë që është bërë si futbollist, nuk ka dyshime qe eshte italiani me i forte sot per sot”- pranoi Ambrosini me ide shumë të qarta.

Lavdërim i madh për klasin 2000, i cili edhe dje në Verona-Milan ishte venditmar, i aftë si për të luajtur si një mesfushor i pastër dhe për të qenë vendimtar në zonën e portës. Është e vështirë të gjesh një futbollist italian më në formë dhe më të sigurt se Sandro.