Ancelotti shtyn Asensio-n drejt Milanit? Gjesti i fundit tërbon spanjollin. Pastaj vjen deklarata

Jehona e nje bisedimi mes Marco Asensio dhe Milan eshte ndezur edhe një herë pasi tani ka pikëpyetje për të ardhmen e tij te Real Madrid. Calciomercato.com raporton se mesfushori sulmues shfaqi një reagim të zemëruar gjatë ndeshjes kundër Real Mallorca kur Carlo Ancelotti vendosi të mos e aktivizonte si zëvendësues, pavarësisht faktit se ai kishte bërë nxehje për disa minuta…
Kjo vjen pasi i njëjti burim deklaroi javën e kaluar se Asensio është ende në radarin e Milanit pasi ata kërkojnë të forcojnë repartin e tyre sulmues. Asensio u lidh shumë me interesin kuqezi në verë, por në fund vendosi të qëndrojë te Real Madrid.
Megjithatë, ai nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në 2023, që do të thotë se ai po pranon se do të jetë një sezon i fundit në kryeqytetin spanjoll përpara se të vazhdojë dhe drejtuesit e Milanit janë të interesuar për të për shkak të cilësisë, përvojës dhe shkathtësisë së tij.
Carlo Ancelotti pranon se objektivi i Milanit dhe Arsenalit, Marco Asensio ishte i zemëruar që nuk u prezantua në fitoren 4-1 të Real Madridit ndaj Mallorca: “Unë jam i vetëdijshëm se ai është lojtari më i prekur”.
Spanjolli nuk e fshehu zhgënjimin e tij për të qëndruar në stol për 90 minuta në fitoren 4-1 të Madridit në Bernabeu të dielën. Ancelotti kishte parë reagimin e tij të zemëruar në pjesën e dytë dhe tha në fund të ndeshjes se ishte dakord me spanjollin.
“Realiteti është se unë doja të bëja dy ndryshimet. Ne ishim të përgatitur. Po të mos kishim shënuar 2-1, do të kisha hedhur Mariano dhe Asensio. Lucas ishte i lënduar dhe ne kishim vetëm një dritare [për zëvendësime], dhe nuk mendova ta bëja atë ndryshim”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Po, ai [Asensio] është i zemëruar dhe unë jam dakord me të. Është normale, do të thotë se ai dëshiron të luajë, të ndihet i rëndësishëm. Në këtë periudhë ai ka qenë lojtari më i prekur në skuadër dhe këtë e kam parasysh. Jam plotësisht dakord me zemërimin e tij, asgjë nuk ndodh.”



