Animalistja iu bën thirrje shqiptarëve: Mos hani mish, do tre ditë që të tretet

Jonida Çobani Gjoka, animalistja e cila me deklaratat e saj në rrjet pak kohë më parë bëri bujë, ka folur në një tjetër intervistë me mediat së fundmi.Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë mish pasi organizmi e tret për 3 ditë.
Gjoka ka deklaruar se është kujdesur më parë për 23 kafshë, por aktualisht ka vetëm 7. Vitin që kaloi, ajo deklaroi të kishte shpëtuar 39 kafshë.
“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,”-u shpreh ajo.
Ndër të tjera ka thënë se shqiptarët nuk e kanë zakon të adoptojnë kafshë rruge, të cilat janë ato që kanë më shumë nevojë. Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23.
Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.
“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë, për një qenush që ishte në gjendje shumë të mjerë; një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer dhe duhej të kishte edhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.






