Ante Rebic inferior vetëm ndaj përbindëshit Haaland: numrat janë mbreslënës!

Empoli-Milan konfirmoi edhe një herë aftësinë e Milanit për të luftuar deri në fund të ndeshjeve dhe për të arritur objektivin pavarësisht vështirësive të shumta, por gjithashtu tregoi rëndësinë e një lojtari në veçanti.
Le të flasim për Ante Rebic. Sulmuesi kroat ishte edhe një herë vendimtar, duke u aktivizuar nga stoli dhe duke shënuar golin e momentit 0-1 të kuqezinjve. Madje, ne fund kroati dha edhe asistin.
Rikuperimi i tij nga lëndimi rezultoi të ishte i duhur edhe një herë, dhe hyrja e tij në fushë e ndihmoi skuadrën të zhbllokonte një ndeshje që ishte gjithçka tjetër veçse e thjeshtë.
Por ajo që është vërtet e mahnitshme janë numrat e Rebic, të cilët janë vërtet të çmendura tani. 29-vjeçari është i dyti në një renditje speciale pas Erling Haaland. Kroati në fakt ka mesatarisht 1 gol për çdo 20 topa të prekur, i dyti vetëm pas qendërsulmuesit të Manchester Cityt. Norvegjezi është në fakt te 1 gol për çdo 14 topa të prekur.
Pioli e ka konfirmuar gjithmonë rëndësinë e këtij lojtari, ashtu siç bëri edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj toskanëve. Rebic ishte jashte per shkak te një dëmtimi që e mbajti atë të palëvizshëm për disa javë, por rikthimi i tij mund të jetë thelbësor për Djallin duke pasur parasysh shumë angazhime të ngushta të planifikuara.
Edhe Giroud mund të vuajë nga një rënie fizike, ashtu siç duhet të jetë normale pasi i ka luajtur te gjitha deri tani, por me një Rebic si ky Pioli mund të ndihet rehat dhe sidomos mund te besoje te grupi i tij.



