Arilena Ara flet për herë të parë për të dashurin e saj: Në takimin e parë më puthi në ballë, ja si u njohëm

Arilena Ara është nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, karriera e së cilës përcillet me interes nga fansat e saj.

Por kureshtje zgjon edhe jeta e saj personale, të cilën e ka mbajtur të mbyllur gjithmonë.

Së fundmi Arilena ka folur për të dashurin e saj dhe kjo është hera e parë.

Ajo tha në “A live night” se të dashurin e saj, menaxherin Popi Kola e ka takuar në audicione dhe që në momentin e parë e ka kuptuar që ishte një person që duhet ta kishte gjithë jetën pranë prandaj i kishte kërkuar atij ta marrë në menaxhim.

Arilena Ara: Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurrentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesh nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme