Arjan Konomi vë në siklet Bora Zemanin, ja si i përgjigjet ajo!

Edhe këtë vit pas një sezoni të gjatë, me shumë debate dhe ngjarje të papritura u përmbyll sezoni i tretë i emisionit Për’puthen.

Në këtë puntatë, si asnjëherë ishin vetëm moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi.

Dyshja komentuan dhe diskutuan momentet më pikante që prej fillimit të sezonit.

Në përfundmim të kësaj bisede, Bora dhe Arjani shkëmbyen një përqafim “lamtumire”.

Nga puntatat me konkurentët shpeshherë e kemi parë Arjanin të “thumbojë”. Këtë herë ai nuk u kursye as me moderatoren, Zemani.

“Se mos na vjen në ndonjë nga studiot e tjera!”, drejtohet opinionisti Borës, duke iu referuar ndonjë pjesëmarrje të saj në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt në “Më lër të flas”.

“Jo”, i është përgjigjur ndër dhëmbë Bora, teksa buzëqeshte.