Arsenal i shpallë “luftë” Milanit për super-sulmuesin

AC Milan, është i interesuar për nënshkrimin e Jonathan David nga Lille për sulmin e tyre, raportohet nga gazetari Nicolo Schira.

Schira raporton në Twitter se Milani mund të hyjë në një tjetër negociata me Lille për një lojtar tjetër përveç mesfushorit Renato Sanches dhe mbrojtësit Sven Botman, të cilët kanë qenë të lidhur fort gjatë javëve të fundit, përcjell ORAinfo.

Lojtari në fjalë është Jonathan David dhe gazetari shkruan se ai ‘është gati të largohet’ nga Lille sapo të rihapet dritarja e transferimeve. Reprezentuesi kanadez ka shënuar 17 gola këtë vit, duke alternuar rolin e sulmuesit të dytë dhe qendërsulmuesit.

Ai vlerësohet në 50 milionë euro nga faqja e njohur Transfermarkt, ndërsa përmendet se për Milanin do të ketë edhe interesimin e Arsenalit për të konkurruar. Duke qenë se aksi Milan-Lille është shumë aktiv dhe dy drejtuesit e njohin mirë njëri-tjetrin, mund të ndodhë që kuqezinjtë të kenë një avantazh të lehtë./ORAinfo/