Artan Hoxha zbulon detajet: Ervis Martinajn morën persona me uniforma policie, iu ofroi 50 milionë euro për ta liruar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje mjaft interesante në lidhje me ngjarjen e Ervis Martinajt ndërsa ka folur në studion e lajmeve në Abc.
Sipas Hoxhës, Martinaj është tradhtuar, dhe është dorëzuar tek persona që kanë qenë të veshur me uniforma policie. Hoxha tha se grupet rivale kanë ngritur një njësit special për marrjen kundërshtarit të tyre.
Ai tha gjithashtu se nga një video e bërë nga vetë personat që kanë qenë në momentin kur Martinaj është dorëzuar tek kjo “njësi speciale”, ai ju ka ofruar 50 milionë euro për ta lënë të lirë.
Ndërkohë gazetari Hoxha ka zbuluar se Martinaj mund të jetë marrë nga grupet rivale të cilat pak kohë më parë i kishte ortakë në biznese.
Ai paralajmëroi gjithashtu se pas humbjes së Martinajt një tjetër organizatë po ngrihet fuqishëm dhe që do të jetë shumë e rrezikshme për 10 vitet e ardhshme.
“Kundërshtarët më të mëdhenj të Martinajt ishin ortakët e biznesit, të gjithë njerëzit që ai ka bërë biznes u kthyen në kundërshtarë. Kundërshtarët e tij ishin aleatët. Njerëzit të cilët i ka bërë me para, ju ka marrë para, pra atij e keqja i erdhi nga mostra që kishte krijuar, jemi para faktit që nuk kemi një përgjigje. Nëse një ditë do të gjendet një nga bordorotë e kompanisë së Visit ne do të shohim çudira, politikanët nuk und të fshihen kaq lehtë. Nëse e lëmë këtë histori të kalojë mister, të jesh e sigurt që kjo aleanca e re do të jetë një monstër shumë më e fuqishme”, tha Hoxha.





