“As nuk e disutoj të ardhmen e tij” Maldini jep mesazhin!

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini i ka bërë të qarta synimet e tij në lidhje me dy figurat kyçe në rilindjen e klubit: Stefano Pioli dhe Rafael Leao.
Para ndeshjes kundër Chelseat mbrëmë, Maldini dha intervistat e tij të zakonshme para ndeshjes dhe u pyet për çështjet larg fushës, si rinovimet e Pioli dhe Leao, kontratat aktuale të të cilëve skadon përkatësisht në 2023 dhe 2024.
Siç dëshmohet nga fjalët e Maldinit të raportuara edhe këtë mëngjes nga La Gazzetta dello Sport), plani është që të vazhdohet me trajnerin në të ardhmen: “Pioli është një protagonist absolut i këtyre viteve, ideja është të vazhdojmë së bashku për nje kohe e gjate. Ne do të takohemi së shpejti për të planifikuar një të ardhme që absolutisht nuk është në diskutim.”
Vullneti i Milanit është që të vazhdojë së bashku edhe me Leaon, por në këtë rast negociatat duken pak më të komplikuara duke qenë se do të nevojitet një rritje e madhe pagash si dhe zgjidhja e gjobës prej 19 milionë eurosh që i detyrohet Sporting CP.
“Ne do të donim ta bënim atë rinovim përpara Kupës së Botës, me të vërtetë donim ta bënim një vit më parë dhe pastaj gjashtë muaj më parë. Por duhet të ekzistojnë kushtet për të vazhduar.
Ideja është ta bëjmë atë para pushimit të Kupës së Botës, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Maldini. Kuqezinjtë duan ta blindojne atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye së shpejti do të ketë kontakte të reja me shoqëruesit e tij për të provuar të gjejnë përfundimisht një marrëveshje.



