Asllani fantastik, për pak sa nuk shënon eurogol (video)

Vjen momenti i Kristjan Asllanit. Mesfushori 20-vjeçar shqiptar, që u transferua me bujë te Interi në verë, kishte luajtur vetëm 30 minuta si zëvendësuar në javët e para të sezonit, por ndaj Romës është përzgjedhur nga Inzaghi për të luajtur nga minuta e parë.
Ky do të jetë një test mjaft i rëndësishëm për futbollistin kuqezi, që pas sezonit të kaluar ku spikati me Empolin, do të provojë të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë, duke marrë çelësat e mesfushës zikaltër.
Vetëm në stol futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, që vjen pas një dëmtimi dhe do të rrijë në pankinën e Romës, me shpresën për të luajtur qoftë edhe disa minuta në pjesën e dytë.
6’- Chris Smalling e bën “San Siron” të heshtë. Goditje e lirë për Romën, e ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Pellegrini, me lojtarin anglez që bën më të mirën, duke e dërguar më kokë topin në rrjetë, 1-2.
67’ – I pafat Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi lëshon një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën, tund rrjetën e jashtme.SHIH VIDEON
39′ – Vetëm 9 minuta zgjat epërsia e zikaltërve, pasi Paulo Dybala realizon fluturimthi një gol të mrekullueshëm, 1-1. 30′ – Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Dimarco zhbllokon rezultatin me një goditje ta befasishme në hyrje të zonës, pas pasimi të dhënë nga Barella, 1-0.





