Aurela Gaçe heq dorë nga muzika!

Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës, për shkak të një problemi me kordat e zërit.
Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram, përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.
Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live, derisa të shërohet.
Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues, por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave.
“I drejtohem audiencës time besnike! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjekët dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë”, njoftoi Gaçe.







