Bakayoko u kujtua vonë, por e shpëtojnë ende dy “merkato të hapura” | Reflektime me familjen

Tiemoué Bakayoko mendoi gjate, por kur vendosi që kishte ardhur momenti te largohej dhe të zgjidhte kontratën me Milanin ishte tepër vonë për burokracinë dhe për këtë arsye ai mbeti në Milanello. La Gazzetta dello Sport raporton mëngjesin e sotëm, duke shpjeguar se për momentin mbetet, por disa merkato janë ende të hapura (mbi të gjitha Greqia dhe Turqia), ndaj ka ende kohë për një lamtumirë të mundshme…
Sipas gazetarit Carlo Pellegatti, Bakayoko nuk e sheh shume si motiv financiar se sa per faktin se kishte ndare mendjen per 2 vite ne Milano dhe kishte regjistruar madje edhe femijet e tij ne shkolle qe do te thote se familjarisht ishte zhvendosur ne Milano.
Kjo ka qene pengesa kryesore per t’u menduar gjate. Megjithate, duke ditur se perpara e pret nje sezon mes tribunes dhe stervitjes, jashte listes se Champions League sigurisht, eshte duke u menduar per te hedhur ate hap qe duhet: largimi!
Ne Turqi do te kishte disa klube te interesuara, natyrisht tani do te duhet te prishe akordin kuqezi dhe te transferohet aty, ku ne Stamboll mund te jete destinacioni i tij. Askush te Milani nuk e priti qe do te ishte kaq zhgenjyes.
Jo ne ndeshjet, por sidomos ne stervitje ku sipas asaj qe del nga Milanello, futbollisti nuk ofron garancine qe kerkon Pioli taktikisht dhe ne shpejtesine e mendimit me top apo edhe qofte ne levizje.



