Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë të Conf. League, ja çmimet

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në grupet e një gare evropiane.
Kampioni në fuqi i Kosovës është futur në grupet e Ligës së Konferencës, ku ndodhet në Grupin H së bashku me Slavia Pragën, Cluj e Sivaspor.
Ndeshjen e parë suharekasit do ta zhvillojnë në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi të Rumanisë, Cluj të enjten me fillim nga ora 18:45.
Tanimë kanë dalë në shitje biletat për këtë takim të rëndësishëm dhe ato fillojnë nga pesë deri në 50 euro. Çmimet e biletave për sektorin Veri dhe Jug janë nga pesë euro, derisa në Lindje tifozët mundë të pajisen me biletë për 10 euro.
Biletat për sektorin e Perëndimit kushtojnë 15 euro, derisa VIP janë 50 euro. Ballkani ka njoftuar se biletat janë duke u shitur online.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 15 euro, dhe VIP 50 euro. Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online sipas rregullave të UEFA-s.





