Ballkanit i ndodh surpriza e hodhur gjatë kthimit për në Kosovë, ekipi kthehet mbrapsht urgjent për në Pragë

Ballkani dje zhvilloi ndeshjen ndaj Slavia Pragës, ndërsa kthimi drejt Prishtinës nuk ka shkuar mirë për klubin nga Suhareka.
Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.
Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.
Sipas “Gazeta Blic”, xhami te piloti është plasaritur. Menjëherë është bërë kthimi urgjent në Pragë pasi plasaritja po zmadhohej dhe ishte e rrezikshme për jetën e tyre që të vazhdonin udhëtimin drejt Kosovës siç ishte programuar.
Por pas qëndrimit disa orësh në Pragë, i gjithë delegacioni i Ballkanit ka marrë rrugë para disa minutave për në Prishtinë.
Arritja e tyre në Prishtinë është e paraparë rreth orës 10 të mëngjesit dhe tanimë nuk ka asnjë problem. Ndeshjen e radhës Ballkani do ta luajë në shtëpi ndaj turqve të Sivaspor.





