Banorët e Rinasit sërish në protestë, rruga bllokohet nesër në orën 10:00

Banorët e Rinasit dhe të fshatrave përreth pritet që të mbajnë një tjetër protestë ditën e nesërme.
Për të tretën ditë, ata do të dalin në orën 10:00 për të bllokuar rrugën, e cila është bërë me një sens lëvizjeje kur nisesh për në aeroportin e Rinasit.
Ata i kanë dërguar sërish një kërkesë-njoftim policisë së Krujës, në të cilën shkruajnë se protesta do të zgjsë deri në orën 12:00.
Për dy orë me radhë, banorët e Rinasit e të fshatrave përreth u përplasën me policinë, pasi bllokuan rrugën për të kundërshtuar vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Banorët e shqetësuar thonë se nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera.
Disa ditë më parë, ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.
j.l./ dita





