Barcelonës i rikthehet fati

Barcelonës i është rikthyer fati.
Katalunasit kanë shënuar fitore 1-2 në udhëtim te Real Betis, teksa gol realizoi edhe Ansu Fati.
19-të vjeçari realizoi në minutën e 76-të për 1-0 për të dëshmuar edhe një herë se është një nga talentët më të mëdhenjë në botën e futbollit.
Ai nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje qysh nga 21 janari – kur e lëshoi fushën me lot në sy kundër Athletic Bilbaos.
Për sulmuesin spanjoll ky ishte goli i katërt në këtë sezon të La Ligës – në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.
Por, vendasit nuk u dorëzuan lehtë dhe arritën ta gjejnë golin e barazimit me anë të Marc Bartras – në minutën e 79-të.
U mendua se ndeshja do përfundonte me rezultat 1-1, ama Jordi Alba – pati plane të tjera.
Ai e realizoi në minutat shtesë – pas një asitimi të dhënë nga Dani Alves.
Me këtë fitore, katalunasit ngriten në kuotën e 69-të pikëve – teksa e blinduan vendin e dytë.
Teksa, Betisi mbetet në pozitën e pestë, me 58-të pikë./Shqip.com





