Beatrix i uron lumturi Donaldit dhe Borës

Ribashkimi i Borës dhe Donaldit ka qenë tema kryesore në media e rrjete sociale dhe ka pasur komente të shumta, qoftë pozitive apo negative.

Por, komenti për të cilin ishin të gjithë kurioz është i Trixës, këngëtares me të cilën Donaldi nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Në një intervistë Trixa i ka uruar Donaldit dhe Borës lumturi.

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë, atëherë dhe unë ua uroj”, është shprehur këngëtarja.