Bëhuni gati, lotaria amerikane rinis për pak / Sivjet ka një ndryshim të madh

Aplikimet për t’u bërë pjesë e llotarisë amerikan do të nisin më datë 5 tetor, në orën 12:00 të mesditës. Një datë që shënohet paraprakisht nga të gjithë shqiptarët.
Afati i regjistrimeve mbaron më 8 nëntor në të njëjtën orë dhe shqiptarët me siguri do e lënë për në ditët e fundit sipas zakonit të tyre të madh.
Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022.
Në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.
Versioni anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF është i vetmi version zyrtar.
Përkthime jozyrtare në gjuhë të tjera do t’i shtohen kësaj faqeje interneti kur ato bëhen të disponueshme thuhet ne faqen zyrtare te Lotarise amerikane.





