Bennacer kapiten sonte, trajneri shpjegon zgjedhjen! Nga stoli mund të vijë debutimi i papritur

“Bennacer promovohet: ai do të jetë kapiten kundër Chelsea sonte ne Stamford Bridge”: La Gazzetta dello Sport titullon keshtu lajmin e djeshem qe u konfirmua ne oret e vona, duke shpjeguar se sonte kundër Chelsea mesfushori algjerian do të mbajë shiritin e kapitenit

Nisur nga mungesat e Calabria, Theo Hernandez dhe Kjaer, do të jetë radha e ish-mesfushorit te Empolit te mbaje shiritin, pasi eshte i vetmi nga ata në dispozicion qe ka më shumë paraqitje për kuqezinjtë.

“Ka lloje të ndryshme drejtuesish, Isma është drejtues teknik dhe është lider për shembullin që ka: stërvitet dhe merr pjesë 100% çdo ditë ne Milanello ne ate qe bejme. Ai është sigurisht një lider i kësaj skuadre”.

Pa të lënduarit Maignan, Calabria, Kjaer, Theo Hernandez, Messias, Saelemaekers, Florenzi dhe ata jashte liste UEFA si Ibrahimovic, Bakayoko, Adli, Thiaw dhe Vranckx, Pioli praktikisht detyrohet të luajë formacionin e mëposhtëm:

Tatarusanu në portë, Dest ne te djathte, Kalulu dhe Tomori ne qender, kurse Ballo-Tourè në krahun e majte; në mesfushë Tonali dhe Bennacer janë titullarët, me Giroud në krye te sulmit qe do te mbështetet nga Leao në të majtë, Krunic të përshtatur në të djathtë dhe De Ketelaere në qendër si fantazist.

Në pankinë do te shkojne Rebic dhe Origi i rikuperuar, si dhe Brahim Diaz dhe Pobega. Risia qendron ne stol gjithashtu ku do te jete kapiteni i Milan Primavera, Coubis, por edhe Gala, ndersa portieri Nava gjithashtu do te jete ne Stamford Bridge.

Pikerisht Coubis mund te jete surpriza e madhe ne rast nevoje edhe pse duket e veshtire qe te debutoje ne nje skene te tille por sipas asaj qe thuhet ne Milanello, drejtuesit dhe trajneri Pioli besojne shume te djaloshi me origjine rumune por pasaporte italiane.