Bëri bujë vite më parë me ngrirjen e vezëve, Bleona bën rrëfimin prekës “Mezi pres të bëhem nënë”

Prej muajsh Bleona Qereti ishte e ulur në karriken e opinionistes në Love Story.

Në finalen e saj ajo foli për veten duke zbuluar dëshirën e saj më të madhe për t’u bërë nënë.

Bleona tregoi se kishte një arsye mjaft të ndjerë në vendimin e saj të përpara disa kohëve për të ngrirë vezët. Nuk ishte vetëm një impuls momenti, por dicka shumë më e thellë, të cilën e pohoi hapur së fundi.

“Nuk dua të humbas shansin për të qenë nënë”, është shprehur ajo, duke shtuar se fëmija do të jetë fryt i dashurisë me “partnerin ideal”.

”Unë do doja të kisha tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”, – pati thënë ajo tek “Në kurthin e Piter Panit” pas kureshtjes së vogëlushëve se kur do të shohin Bleonën nënë.

Në 2018-tën, kur u mësua lajmi se kishte vendosur të ngrinte vezët, me qëllimin që të bëhej nënë, Bleona pati sqaruar se “kjo është një procedurë. Ka edhe dy vjet të mbarohet si punë, e pastaj shohim”, e tashmë, I gjithë ky si process duhet të ketë përfunduar!