Bisedime të avancuara mbi rinovimin e Kalulu! Situata

Milan është në bisedime të avancuara me Pierre Kalulu për rinovimin e kontratës së tij dhe gjithçka mund të arrihet së shpejti, thuhet në një raport te publikuar nga Calciomercato.com.

Drejtuesit e Milanit po punojnë për të blinduar Pierre Kalulu, i cili ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren e Scudetto-s sezonin e kaluar, gjatë të cilit ai u rrit pas dëmtimit të Simon Kjaer dhe ka arritur të mbajë vendin e tij në vijën startuese.

Drejtorët Ricky Massara dhe Paolo Maldini kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e mbrojtësit francez që nga maji i kaluar dhe marrëdhëniet janë të shkëlqyera, kështu që palët po punojnë drejt zgjatjes së afatit aktual të vitit 2025.

Ish-lojtari i Lyonit aktualisht fiton 400 mijë euro neto në sezon dhe oferta e paraqitur nga Milani është ta trefishojë atë në 1.2 milionë euro në vit, ndërsa Kalulu kërkon 1.5 milionë euro.

Sidoqoftë, një takim i ri është planifikuar tashmë para fundit të shtatorit për të provuar të zgjidhen ato detaje përfundimtare sepse Kalulu dëshiron të qëndrojë dhe klubi dëshiron ta shpërblejë atë.