Broja jep asistin perfekt, vë duart në kokë kur pa çfarë bëri shoku i skuadrës (video)

Chelsea nuk ka arritur të fitojë ndaj Salzburgut (1-1) në Stamford Bridge në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa një prej rasteve të mira e pati Mason Mount që nuk e konvertoi në gol një top të kthyer.

Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Mount bëri një asistim të mirë drejt Raheem Sterling, i cili realizoi gol të bukur.

Megjithatë, Salzburgu nuk u dorëzua dhe i asistuar nga Junior Adamu, Noah Okafor e barazoi rezultatin (75’), që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Shqiptari Armando Broja u fut në fushë në minutën e 66-të në vend të Aubameyang dhe bëri një paraqitje të mirë për aq sa luajti.

Në minutat shtesë, Broja bëri një depërtim të bukur duke dhënë një asist shumë të mirë brenda zonës për shokun e tij, që nuk u shfrytëzua saktë nga ky i fundit.