Broja shkruan emrin në histori, bëhet lojtari i parë shqiptar që…

Emri i Armando Brojës shkruhet në histori! Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte një gol fantastik kundër Ëolves. Ky futbollist do të aktivizohej në minutën e 70 të takimit, atje ku rezultati ishte 2-0.

Në minutën e fundit ishte momenti që Broja të merrte kryeqendrën e vëmendjes me një gol nga distanca. Kjo ishte hera e parë që një lojtar i Shqipërisë arrinte të realizonte me fanellën e Chelsea.

Fillimisht ishte gjermani Thomas Tuchel që vendosi të mbante Brojën në ekipin e parë duke mos pranuar huazimin apo shitjen e tij.

Për shqiptarin ka pasur oferta të shumta merkaton e kaluar qoftë nga ekipet e Premier League qofte dhe nga kampionatet etjera elitare.

Me ardhjen e trajnerit të ri Graham Potter, Broja është aktivizuar thuajse në cdo ndeshje pas minutës së 70′ dhe sot erdhi shpërblimi.

Ky gol do e ndihmojë shumë shqiptarin të shkëlqejë në ndeshjet e ardhshme dhe do të ketë mundësinë të luajë më shumë minuta.