Burbuqja, gjyshja e famshme në Tik-Tok përlotet: Nipi nuk ha bukë pa mua

Burbuqe Elezi është gjyshja e famshme në Tik – Tok që përmes mesazheve dhe videove të saj përpiqet të përcjellë dashuri dhe forcë dhe mbi të gjitha jeta duhet jetuar ashtu siç vjen.

Burbuqe Elezi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” RTV Ora tregon se u bë e njohur në tik tok pasi tregoi historinë dhe kujdesin që tregonte ndaj dy familjarëve të saj që vuajnë nga skizofrenia.

“Vëllai dhe nipi im vuajnë nga shqetësime të shëndetit mendor , nga skizofrenia dhe mua më duhet të kujdesem për ta. E bëj me shumë dashuri dhe përkujdesje pasi e di që personat që kanë shqetësime të tilla, përveç përkujdesjes për të kryer aktivitetet e përditshmërisë, kanë nevojë për shumë dashuri”

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj dhe të bijën kujdesen për vëllanë dhe nipin e saj 18 vjeçar. Burbuqes i duhet të kujdeset për ta 24 orë.

E vetmja gjë është dashuria ime për të vëllanë. Derisa të mbyll sytë nuk ma heq dot njeri. Dashuria për vëllanë mposht çdo gjë. Ka moment kur lodhem, prekem e qaj por më pas marr forcë dhe vijoj. Nipi nuk ha bukë pa mua”

Ajo jeton në Amerikë e vetëm këtë verë mundi të vijë në Shqipëri të qëndrojë 4 muaj larg tyre, pasi bashkëshorti i saj dhe e bija morën përsipër kujdesin për dy të sëmurët.