Burri e kapi për dore gruan dhe i tha: “Dua të të them diçka, kam njohur një grua më të re”

Një ditë, ndërsa gruaja e tij shtronte darkën në dhomën e ngrënies, burri e kapi për dore dhe i tha se donte ti jepte fund martesës. Ajo heshti deri sa mbaruan darkën, pastaj e pyeti pse kishte vendosur ta bënte këtë. Burri nuk mundi t’i përgjigjej dhe ti tregonte të vërtetën. Nata përfundoi dhe ata nuk folën më atë mbrëmje. Ai kishte takuar dikë tjetër, një grua më e re. Megjithatë, ai shkroi një marrëveshje ku do t’i lejonte asaj të mbante makinën dhe shtëpinë, si dhe 30% të biznesit të përbashkët. Gruaja hodhi një vështrim në “kontratën” e shkruar dhe e hodhi tutje.

Të nesërmen, burri u kthye nga takimi me Joanën dhe pa gruan e tij duke shkruar me vëmendje në një copë letër. Ai ishte i lodhur nga dita, kështu që shkoi direkt në shtrat. Të nesërmen në mëngjes, gruaja i dha letrën dhe ai kuptoi se kishte shkruar kushtet e saj. Ajo nuk donte shtëpinë, makinën apo biznesin. Në vend të kësaj, ajo donte një muaj kohë përpara se të përfundonin martesën e tyre, kohë gjatë të cilës ata do të vazhdonin të jetonin sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe të mos i tregonin djalit të tyre për këtë.

Ajo kërkoi që gjatë këtij muaji, burri ta ngrinte në krahë çfo ditë dhe ta çonte në dhomën e tyre, ashtu siç bënte kur u martuan për herë të parë. Ai ra dakord. Të nesërmen, burri e mori në krahë dhe në fillim ishte paksa çuditshme. Ditën tjetër, përsëri. Këtë herë të dyja palët ishin më të qeta. Burri mund të ndjente trupin e gruas dhe të nuhaste parfumin në bluzën e saj. Ai gjithashtu nuk mund të mos vinte re se sa më e vjetër dukej ajo – Ai mendoi nëse kishte bërë një gαbim.

Në ditën e katërt, burri ndjeu një farë dashurie që po kthehej. Ai e kuptoi se kjo grua kishte kaluar 10 vjet me të. Dashuria e tij vazhdoi të rritej gjatë ditëve në vijim. Kishte gjithashtu një zhvillim të ri – ajo po bëhej më e lehtë çdo ditë. Në fillim, burri mendoi se ai thjesht po bëhej më i fortë. Por shpejt u bë e qartë se nuk ishte kështu.

Më pas ai vuri re se sa e hollë ishte bërë ajo dhe pyeti veten nëse ishte fαji i tij. Në ditën e fundit të marrëveshjes së tyre, ai bëri siç bënte zakonisht – e mbajti në krahë, duke vënë re bukurinë e saj – brenda dhe jashtë.

Pasi mbaroi muaji ai e kuptoi se nuk donte të ndαhej nga gruaja. Nxitoi në shtëpinë e Joanës dhe foli me të. I tha se ai dhe gruaja e tij e donin njëri-tjetrin. Joana e nxori jashtë – por atij nuk i interesonte. Rrugës për në shtëpi, burri u ndal për të blerë lule për gruan. Në kartolinë, ai shkruante se do të vazhdonte ta mbante çdo ditë në krahë “deri në fund të ditëve të tyre”. Ai nxitoi në shtëpi, por kur arriti, gruaja ishte e shtrirë në shtrat. Ajo kishte ndërruar jetë.

Gruaja kishte qenë e sέmurë në muajt e fundit por ai kishte qenë shumë i zënë me Joanën për ta kuptuar. Duke ditur se koha e saj ishte e shkurtër, ajo i kishte kërkuar që të shtynte ndαrjεn në mënyrë që djali i tyre ta kujtonte babanë e tij si një burrë të mirë dhe të dashur. Kjo histori na mëson se edhe detajet më të vogla mund të jenë më të rëndësishmet në një martesë.