Burri poston videon e qenit që i jep makinës. Policia e gjen dhe zbulon që as qeni as burri nuk ishin të kualifikuar për ti dhënë mjetit

Është kapur nga policia pasi ka postuar një video ku shihet qeni i tij duke u ngjitur pas timonit të makinës dhe duke ngarë.
Një burrë 35-vjeçar, në perëndim të Jerusalemit, postoi videon e qenit të tij të vogël në prehër, teksa i vendosi putrat pas timonit.
Megjithatë, ky argëtim doli të ishte paksa i tepruar për policinë, e cila e pa videon në internet dhe e kapi menjëherë burrin. Pra, mendoni herën tjetër para se të postoni. Ose mos e lini qenin tuaj të drejtojë makinën.
Policia konfirmoi se ai u ndalua për drejtim të pakujdesshëm. “I dyshuari u soll në mënyrë të pamatur dhe të pahijshme kur e la qenin e tij të kapej pas timonit, duke rrez!kuar kështu përdoruesit e rrugës”, tha policia në një deklaratë, sipas The Times of Israel.
“Ai më pas vazhdoi të ndante pamjet që arritën në polici. Kushdo që bën gjëra të tilla po luan me jetë njerëzish. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të zbatuar dhe ndjekur shkeljet e rënda të trafikut.”
Policia zbuloi gjithashtu se burri nuk kishte as një patentë të vlefshme pasi ai nuk e kishte kaluar kurrë testin e drejtimit. Pra, në të vërtetë, as njeriu dhe as qeni nuk ishin të kualifikuar për të vozitur.





