Calciomercato | Merkato e janarit, drejtuesit e kanë vendosur! Dy emra monitorohen por për në verë

Milan po konsideron nënshkrimin e një anësori të ri të djathtë, por një ndërhyrje nuk do të bëhet deri në verën e ardhshme, sipas një raporti te publikuar sot nga Calciomercato.com  qe shkruan se nuk ka asnjë investim të planifikuar për dritaren e janarit.

Kjo edhe per faktin se do te duhej qe nje mes Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers te shitej dhe duket e veshtire, por edhe sepse drejtuesit besojne se punet duhen bere mire dhe me kujdes kur zgjidhet nje futbollist dhe jo te meret me nxitim e siper.

Pastaj në verë do të ketë vend për operacione të reja dhe Milani po vazhdon të mbajë kontakte të gjalla si me Jorge Mendes për Marco Asensio të Real Madridit dhe me agjentet e sulmuesit të Chelseat, Hakim Ziyech.

Paolo Maldini po monitoron kryesisht mundësinë e transferimit me parametra zero të Asensio-s, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe për momentin nuk ka asnjë sugjerim që ai të vazhdojë qëndrimin e tij me Los Blancos.

Megjithate, ne dy rastet, nese nuk rritet fasha e rrogave behet e pamundur te konkurrohet me Premier League qe e ka te lehte te paguaje edhe rroga 7-8 mln euro dhe per lojtare qe nuk jane top player, si ne kete rast.