Capello tregon problemin kryesor të Milanit në Londër! “Në Europë s’duhet ta bësh kurrë…”

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello ka theksuar disa arsye pse kuqezinjte kane pasur vështirësi gjatë humbjes së tyre kundër Chelseat të mërkurën. Milani ishte shumë inferior në të gjitha repartet gjatë humbjes së tyre kundër Bluve 3-0.

Një gol i Wesley Fofana në pjesën e parë ndryshoi sjelljen e Chelsea qe u qetesua, teksa Pierre-Emerick Aubameyang dhe Reece James shenuan golat qe vulosen sfiden.

Është një tjetër mësim i ashpër për kuqezinjtë në skenën më të madhe pasi ata fituan vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve sezonin e kaluar, edhe pse kishin marrë katër pikë nga dy të parat këtë herë.

Capello foli për mediat për humbjen që ish-klubi i tij Milan pësoi në ndeshjen e Champions League kundër Chelseat në Stamford Bridge, me komentet e tij të transmetuara nga SempreMilan.it.

“Mungesat sigurisht që kishin një ndikim duke reduktuar mundësinë për të sjellë freski dhe cilësi përmes ndryshimeve nga stoli duke qene se po luhet cdo tre dite dhe kjo eshte normale”, filloi ai.

“Por ndryshimi u gjurmua kryesisht nga ritmi dhe vendosmëria superiore e skuadres angleze. Në Premier League kjo është normale, në Itali më pak. Në fakt, Milani – i cili gjithashtu luan shpejt në Itali – vuajti jo pak edhe nga fakti se gabuan ne pasime te lehta duke ia falur kundershtarit”.

“Mendoj se Milani nuk zbriti me personalitetin e duhur, duke menduar se ishte inferior ndaj Chelsea-t! Ne futboll nuk duhet te luash keshtu sepse i ke falur aspektin moral dhe psikologjik kundershtarit”.