Cassano kapet edhe me Theo Hernandez: “Të hoqi Real Madrid sepse…”

I pakënaqur me zvogëlimin e vlerës absolute të Rafael Leaos, Antonio Cassano foli me tone më “të vogla” edhe për Theo Hernandez. “Unë e kam ditur gjithmonë se Real Madridi i mban të fortët. Theo dhe Hakimi ishin te Reali që i la te iknin sepse kishte Carbajal dhe Marcelo. Theo është shumë i fortë, kujdes, por vetem në Itali”.
Rrjetet sociale nuk kane qëndruar te pandjeshëm ndaj këtij sulmi të ri të Cassano-s edhe më shumë pak ditë pas polemikës se madhe qe i quajti lojtare te mbaruar ato te Napolit te Maradonës, siç i kishte përcaktuar Fantantonio, duke ngjallur reagime të furishme ndër të tjera nga Renica, Ferrara dhe Bruscolotti.
Por edhe pyetja dhe përgjigja me Batistuta dhe disa gjykime për Haaland nga ana e Cassanos kishin mbetur të skalitura në mendjet e shumë njerezve dhe diten e hat-trick ne derbin ndaj Manchester United iu kthyen kunder.
Tifozët e Milanit i përgjigjen Cassanos. Ka nga ata që nënvizojnë me ironi: “Cassano mes Cr7, Haaland dhe Aimar, do të zgjidhte këtë të fundit. Leopoldo e kupton futbollin më shumë se Antonio. Leopoldo është Chihuahua ime”;
Mediat sociale e sulmojnë atë në një përzierje zemërimi dhe ironie: “Tani është e qartë se Cassano ose është çmendur, ose po kërkon shikueshmëri me çdo kusht. Zgjidhja e vetme është indiferenca. I sugjeroj të gjithëve që t’i fusin nje te qeshur kur lexojne marrëzitë që ai thotë…”. dhe përsëri “Siç thoshte Konfuci: “Më mirë të heshtësh duke dhënë përshtypjen e të qenit budalla sesa të hapësh gojën dhe të heqësh të gjitha dyshimet”.



