“Çfarë do të bëjë Milani në Champions League?”, dëgjoni përgjigjen e Bergomit!

Beppe Bergomi, ish-futbollist dhe komentator aktual, u shpreh për SkySport për derbin duke u ndalur sidomos te pjekuria e Milanit e treguar ne fushe te shtunen ne mbremje:
“Deri në golin 1-1, Interi ishte në kontroll”. Kështu nisi analiza e Giuseppe Bergomit gjatë ‘Sky Calcio Show’ pas derbit të humbur nga Interi 3-2 ndaj Milanit. “Theksoj një gjë, kësaj skuadre i mungon forca mendore: nga fundi i pjesës së parë dhe fillimi i pjesës së dytë, Interi u largua nga ndeshja.
Më pas u rikthye me zëvendësime. E gjithë pjesa tjetër është shqetësuese: mund të vuash një barazim, por duhet të qëndrosh në lojë. Kështu e bën Milani, por Interi e ka gjithmonë këtë problem.”
“Milani ishte i pjekur edhe vitin e shkuar për Champions League. Ata janë një ekip me stil evropian dhe nuk jam i befasuar. Kanë skuadrën më të thellë ne zgjedhje lojtarësh ne Serie A.
Vetëm mendoni se për UEFA-n duhej të linte lojtarë te huaj jashtë ndryshe nga italianet e tjera. Mentaliteti është ne syte e te gjitheve për të bërë mirë në Evropë: ata kanë futbolliste me shpejtësi dhe forcë fizike. Dhe këtë vit, duke qenë në vazon e pare, pati një short të favorshëm dhe mund të ecin përpara”
Edhe Carlo Pellegatti, gazetari i njohur, është shprehur në Radio24 për derbin: “A mund të kishte barazuar Interi nga pritjet e mëdha nga Maignan? Po. A do ta meritonte Interi të barazonte? Jo. Duke pasur parasysh diferencën befasuese të turpshme të gjithë ndeshjes mes Milani dhe Interi…
Unë jam i interesuar që Milani të luajë gjithmonë kështu. Interi ka një problem te madh që quhet Handanovic… dhe e them une qe gjithmonë kam dashur tia heq kur luheshin derbit e Milanos”



