Çfarë po ndodh? Bllokohet puna në portin e Durrësit dhe të Vlorës

Rënia e sistemit TIMS ka shkaktuar probleme në pikat kufitare Muriqan, Hani i Hotit, Kapshticë dhe Kakavijë.
Në Portin e Vlorës është pezulluar gjithashtu puna pikërisht për shkak të bllokimit të sistemit dhe momentalisht nuk asnjë hyrje-dalje.
Aktualisht sportelet janë jashtë shërbimit, ndërsa qytetarët po presin në radhë të gjata për të udhëtuar drejt vendit fqinj, Itali.
Bëhet me dije se pak më parë ka rënë sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit, duke shkaktuar problematika dhe pritje të gjatë në radhë të udhëtarëve.
Rënia e sistemit ka shkaktuar probleme gjithashtu edhe tek agjencitë e udhëtimit.Të ndodhur në këto kushte, autoritetet kanë filluar punën duke bërë regjistrimin e qytetarëve me shkrim dore.
Që prej mbrëmjes së djeshme, probleme nuk ka shfaqur vetëm sistemi TIMS në Pikat e Kalimit Kufitar të Shqipërisë, por i gjithë sistemi i Policisë së Shtetit Shqiptar i cili është jashtë funksionit.





