Çfarë po ndodh në Tirana-Vllaznia? 3 gola dhe dy kartona të kuq

Tirana dhe Vllaznia do të përballen në ndeshjen hapëse të javës së tretë në Kategorinë Superiore në një sfidë që njihet si “Klasikja” e futbollit shqiptar.

LIVE TIRANA-VLLAZNIA 1-2!52’ Xhixha ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Gurishtës. 50’ Një ndërhyje e Markut ndaj Deliut i kushton shtrenjtë kuqebluve, pasi mesfushori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe del nga fusha e lojës me të kuq. Barazohen numrat e lojtarëve në fushë.

47’’ GOOOL TIRANA! Harkim nga e i djathta i Hasanit i cili gjen Xhixhën, ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen me kokë duke çuar sferën në rrjetë e rihapur ndeshjen.

29′ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje këndi, Kaina me kokë i vetëm në zonë nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

22’ GOOOL VLLAZNIA! Zhivanaj mban me duar në zonë Kainën, që del i vetëm me portierin dhe rrëzohet. Arbitri Jorgji jep penallti për Vllazninë dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës. Nga pika e bardhë godet saktë me të majtën Herald Marku dhe 0-1.

14′ Xhixha provon për Tiranën me një depërtim të bukur në zonë, goditja e tij ndalet nga Zogoviç. 10′ Përgjoni ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të sfidës pas një ndërhyrje të gabuaur.