Chelsea i rinovon kontratën, Broja më i emocionuar se kurrë! Deklarata e tij s’ka nevojë për koment

Armando Broja rinovon kontratën me Chelsean deri në vitin 2028-të. Sulmuesi i kombëtares që në këtë muaj do të mbushë 21-vjeç, merr edhe njëherë besimin e gjigandëve të Anglisë teksa pritet që në këtë sezon t’i besohen minuta të rëndësishme në elitën angleze.

Vetë Broja është shprehur tejet i lumtur për rinovimin ndërsa në fjalët e para theksoi se është një ndjenjë fantastike për të dhe familjen e tij.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, është klubi që kam ëndërruar të luaj për të gjithë karrierën time. Është klubi që unë mështes dhe që dashuroj, këtu kam qenë që fëmijë dhe jam rritur. Ështënjë ndjesi e papërshkrueshme për mua dhe familjen time.

Është një ëndërr e vërë realitet, është fantastike çdo minutë që zbres në fushë sepse bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha të botës.

Këtu ka gjithnjë konkurrencë dhe të gjithë kërkojnë të luajnë ndaj jam i lumtur që jam pjesë e Chelsea. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhetë jem pjesë e sukseseve të skuadrës”, u shpreh Broja.

Broja është i grumbulluar për sfidën e nesërme që do luajë në shtëpi ndaj West Ham dhe me siguri do ketë disa minuta në dispozicion në pjesën e dytë.