City i afrohet titullit edhe më shumë

Manchester City ka deklasuar Newcastle United – me rezultat 5-0.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Raheem Sterling – kur po zhvillohej minuta e 19-të.

Teksa, në rolin e asistuesit ishte Joao Cancelo.

Goli i parë nga Sterling

Përgjigje  nga mysafirët nuk pati dhe City shënoi edhe një herë. Topin në rrjetë e dërgoi Americ Laporte – në minutën e 38-të.

Deri në përfundim të takimit – skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ishte superiore në fushën e gjelbër dhe shënoi tre gola. Rodri, Foden dhe Sterling – ishin autorët.

Për këtë të fundit, ky ishte goli i dytë personal në këtë ndeshje.

Goli i dyt nga Sterling

Pas kësaj fitore, kampionët aktual ngriten në kuotën e 86 pikëve. Tri më shumë se Liverpooli.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro për tu zhvilluar.

Edhe dy “beteja” për ta vendosur se ku do të shkojë titulli. /Shqip.com