CM | Bennacer ndryshon “kushtet” në tavolinë! Skenari i ri…

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer ka shumë admirues në Evropë tani dhe kjo është arsyeja pse rinovimi i kontratës së tij është bërë një çështje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, thuhet në një raport te publikuar sonte nga Milan News.

Portali shkruan: “Rinovimi i kontratës së Bennacer po shkon disi nën radar tani për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në rinovimin e kontratës së Rafael Leaos, qe eshte prioriteti i klubit”.

Mesfushori algjerian është bërë një element kyç në skuadrën e Stefano Piolit dhe trajneri absolutisht nuk do të dojë ta humbasë atë. Ai është lloji i lojtarit që shumë nga rivalët më të afërt të Milanit duan të kenë dhe kjo është arsyeja pse kuqezinjte do te bejne cmos per ta blinduar.

Kontrata e Bennacer gjithashtu skadon ne qershor te vitit 2024 dhe duhet te nxitohet ashtu si me Rafa Leao-n. Vetem perpara disa muajsh, Bennacer dhe Milan ishin prane firmes se rinovimit me nje rroge prej gati 3 mln euro ne sezon bashke me bonuse por ndryshimi i pronesise ka sjelle edhe ndryshim mendje te algjeriani…

“Disa lojtarë janë tërhequr nga negociatat e rinovimit duke ndjerë ajrin e pronësisë së re” tha Maldini perpara pak kohesh, duke iu referuar pikerisht dyshes Bennacer dhe Leao.

Drejtuesit do të kenë një punë të vështirë për ta arritur akordin per rinovim, por nese situata nuk zgjidhet shpejt, ai ka shumë admirues në Evropë dhe nuk do te ishte habi te dilte ne merkato.

Bisedimet po vazhdojnë mes klubit dhe agjentit te lojtarit për të provuar të gjejnë një marrëveshje përpara se te afrohet viti i ardhshem. Daniele Longo ka shkruajtur sot: “Milan-Bennacer, lojë e hapur për rinovimin. Oferta 3 milionë euro plus bonuse gjithmonë në tavolinë, por agjenti synon një top klub mes Premier League dhe La Liga. Për momentin asnjë ofertë nuk ka mberritur te klubi kuqezi”.

Lojtari ne fillim u duk i bindur për të pranuar kushtet e reja. Në fund të fundit, ai do të kishte marrë 3 milionë euro neto në sezon, krahasuar me 1.7 që merr aktualisht. Më pas, megjithatë, negociatat u ndalën. Motivimi do të gjendet në vullnetin e agjentit të tij, i cili synon të beje sondazh në merkaton ndërkombëtare në kërkim të një klubi top ne Europe…

Shumë klube (veçanërisht në Liverpool dhe Manchester United në Premier League, por jo vetëm) e duan. Asnjëri prej tyre, megjithatë, në gjendjen aktuale, nuk i ka bërë një ofertë konkrete klubit kuqezi. Milani, nga ana e tij, mbetet i sigurt për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Deri në atë pikë sa kërkon të planifikojë një përballje të re me agjentin e lojtarit franko-algjerian.