CM | Pioli mezi priste rikuperimin Kjaer, tani Milani i tij ka disa variante modulesh! Befasia taktike si inovacion

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli vazhdon të “flirtojë” me një ndryshim mjaft radikal në mënyrën se si skuadra e tij është rreshtuar ne fushe. Calciomercato.com kujton se si Simon Kjaer u kthye ne Marassi të shtunën mbrëma për të startuar kundër Sampdorias në terren ku pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit dhjetorin e kaluar.

Tani ai është kthyer, danezi është në fakt një nënshkrim i ri për Milanin dhe rikthimi në gjendje të mirë i jep Piolit më shumë opsione. Trajneri i kuqezinjve e pranoi këtë pas fitores kundër Samp-it – ku nje karton i kuq për Leaon e detyroi atë të ridizenjonte strukturën e ekipit gjatë lojës – se një mbrojtje me tre lojtarë mund të ishte një opsion për të ecur përpara.

Sigurisht që do ta bënte Milanin më të paparashikueshëm dhe mund të përmirësonte edhe më tej karakteristikat e disa anëtarëve të skuadrës nga mbrojtësit e mundshëm të krahut në Theo Hernandez dhe Sergino Dest deri te mesfushorët si Tommaso Pobega dhe Yacine Adli, të cilët mund të ishin më të dobishëm në një treshe mesfushe.

Është gjithashtu një zgjidhje që duket e përshtatur edhe me karakteristikat e tre qendërmbrojtësve që Pioli mund të sjellë në të njëjtën kohë: një lojtar me përvojë si Kjaer me dyshen atletike dhe komplimentuese të Pierre Kalulu dhe Fikayo Tomori, pa harruar Davide Calabria dhe Malick Thiaw.

Pioli pranoi publikisht pas ndeshjes së së shtunës se kishte dashur të punonte gjatë verës në një mbrojtje me tre lojtarë për të dhënë një alternativë ndaj 4-2-3-1 dhe mosdisponueshmëria e Leaos në ndeshjen e madhe kundër Napolit mund të ishte koha për ta pare atë në veprim.