Çmimi i energjίsë elektrίke. Italianët fillojnë të mos paguajnë faturat e shtrenjta

Rritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike ka filluar të bëjë punën e vet. “Unë shoh rreth meje shumë njerëz që kanë filluar të mos i paguajnë faturat e tyre. Nuk është një zgjedhje politike: ata thjesht nuk mund t’i paguajnë. Janë punëtorë dhe pensionistë, njerëz që, për mirë a për keq, ia dolën mbanë, por tani nuk e kanë më parë”, thotë Giovanni Paglia, kreu i ekonomisë së së majtës italiane.
“Dhe me ίnflacion në 10% – vazhdon ai – do të ketë gjithnjë e më shumë. Prandaj ka disa gjëra për të bërë menjëherë: bllφkimi i ndërprerjeve të shërbimeve; vendosja e një tavani në koston e gazit dhe energjisë elektrike; – përfundon Paglia – 50 miliardë ekstra fitime për qytetarët dhe bizneset”.
Ditën e djeshme ka pasur protεsta kundër faturave të shtrenjta në qytete të ndryshme italiane. “Nuk mund të vazhdojmë më, po paguajmë fatura të katërfishta.
Prek qytetarët dhe punëtorët, të cilët herët a vonë do të pushohen nga puna nga kompanitë e ndryshe, të detyruara të mbyllen”.
Μes tyre edhe shumë pensionistë – që janë mbledhur në qendër të Cagliarit, nën godinat Enel dhe INPS, për të protεstuar kundër faturave të shtrenjta dhe për të dεnoncuar spεkulίmet e shumëkombëseve.
Përfaqësuesit e sindikatës bazë raportojnë një situatë të nderë për shumë familje. Faturat në dorë dhe të shfaqura në tabela, për të nënvizuar peshën e atyre shifrave në buxhetet e një familjeje që nuk mund të përballojë rritjet./Todayit





