Çmimin “Lumo Skëndo” sivjet e fiton shkrimtarja, Lea Ypi

Shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi, ka marrë çmimin “Lumo Skëndo” në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme.
Ypi mori çmimin “Lumo Skëndo” si autore e librit “Të lirë” me motivacionin për vlerat e shquara në trajtesën origjinale artistike dhe filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe tranzicionit demokratik në Shqipëri.
Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.
Krahas saj në garë ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toci me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”, transmeton ‘panorama.al’.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë një sërë figurash të shquara nga bota artit të shkurar si dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Lexo edhe:
LEA YPI RRËFEN KALVARIN E FAMILJES SË SAJ NËN REGJIMIN E ENVER HOXHËS
ObserverKult





